BOTA, 21 Qershor 2022, 18:01

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve vizitë "surprizë" në Ukrainë, Garland: Mbështetja jonë e palëkundur

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve vizitë

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Merrick Garland, ka bërë një udhëtim të paparalajmëruar në Ukrainë, ku edhe është takuar me prokuroren e Përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova.

Pritet që të diskutojnë rreth përpjekjeve të SHBA dhe vendeve të tjera për të ndihmuar Ukrainën të identifikojë dhe ndjekë penalisht ata individë të përfshirë në krimet e luftës, në Ukrainë.

Garland kishte njoftuar më parë një udhëtim në Europë të planifikuar për këtë javë, ndonëse nuk kishte dhënë një datë të saktë se kur do të vizitonte Ukrainën.

Garland është zyrtari më i fundit i rangut të lartë amerikan që ka udhëtuar në Ukrainë. 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin  u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev në prill dhe një delegacion i Kongresit i kryesuar nga udhëheqësi i pakicës në Senat Mitch McConnell udhëtoi për në Kiev  vetëm disa javë më vonë.