BOTA, 21 Qershor 2022, 22:33

“Duhet të zgjidhnim në cilën anë të historisë duhet të qëndronim”- Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, largohet nga lëvizja “5 Yjet”

“Duhet të zgjidhnim në cilën anë të

Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio ka deklaruar këtë mbrëmje largimin e tij nga Lëvizja 5 Yjet.

Shkak për largimin e tij është bërë një përplasje brenda partisë aleate të koalicionit të qeverisë Draghi për të mos pranuar linjën për furnizimin me armë të Ukrainës. Lideri i lëvizjes “5 Yjet” Giuseppe Conte ka kërkuar gjetjen e një rruge diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe jo atë të furnizimit me armë.

“Duhet të zgjidhnin në cilën anë të historisë duhet të qëndronim. Liderët e Lëvizjes rrezikuan të dobësonin Italinë duke vënë në vështirësi qeverinë për arsye që lidhen me krizën e tyre të konsensusit.

Lufta nuk është një shfaqje mediatike .Faleminderit Lëvizjes për atë që ka bërë për mua, por nga sot nis një rrugë e re. Po largohem nga Lëvizja, është një zgjedhje e dhimbshme që nuk e kisha menduar kurrë se do ta bëja.

Nga sot fillon një rrugë e re. Për të ndërtuar një të ardhme na duhen zgjidhje dhe ide të realizueshme. Për të pasur një model fitues nga veriu në jug duhet të grumbullojmë aftësitë dhe talentet më të mira”, është shprehur Di Maio.