BOTA, 19 Prill 2023, 19:18

Shkelet armëpushimi në Sudan, plagoset shefi i ndihmës së BE

Shkelet armëpushimi në Sudan, plagoset shefi i ndihmës së BE

Shkelet armëpushimi në Sudan. Raportohet se një zyrtar i lartë i BE-së, i cili shërbeu si shef i ndihmës humanitare të Bashkimit në Sudan, u qëllua me armë në kryeqytetin Khartoum. Lajmi u konfirmua nga New York Times. Zyrtari, Wim Fransen, një shtetas belg, u zhduk të dielën mbrëma ndërsa luftimet midis forcave të armatosura rivale u intensifikuan, pavarësisht nga një armëpushim i shpallur.

“Wim Fransen u qëllua për vdekje mes përleshjeve në kryeqytetin e vendit Khartoum të martën,” tha një përfaqësues i Komisionit Evropian të mërkurën. Zëdhënësi konfirmoi se Fransen ishte plagosur, por nuk pranoi të jepte detaje mbi incidentin ose gjendjen e tij aktuale, duke përmendur se gjithçka ishte për “arsye sigurie”.

Sipas Politico, Fransen është zyrtari i dytë i BE-së që plagoset në dhunën midis fraksioneve rivale ushtarake që shpërtheu në Khartoum gjatë fundjavës.

Të hënën, Aidan O’Hara, ambasadori i BE-së në Sudan, u “sulmua” në shtëpinë e tij. Sipas një zëdhënësi të shërbimit diplomatik të BE-së, O’Hara është “i sigurt” dhe “vazhdon detyrat e tij” pas incidentit.