TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria franceze arriti t’i ‘mbijetojë’ mocionit të parë të mosbesimit mbi reformën e pensioneve.
Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar të parën nga të dy mocionet e mosbesimit, i cili nuk u miratua. Presidenti i Dhomës njoftoi se propozimi mblodhi 278 nga 287 votat e nevojshme për të rrëzuar vendimin e qeverisë. Pra miratimi nuk u realizua për 9 vota të munguara.
Me shpalljen e rezultateve, deputetët e së Majtës kanë kërkuar dorëheqje të ministrave, midis tyre edhe kryeministrja franceze Marine Le Pen.
Tashmë pritet që deputetët të votojnë për një mocion të dytë tw mosbesimit, të paraqitur nga e djathta ekstreme.
Vendimi i Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 ka shkaktuar protesta të dhunshme në të gjithë vendin.
Le Pen argumentoi se reforma e sigurimeve është një ‘kompromis’.