TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilltari i Ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet ‘Putini në tri versione’.
Në këtë drejtim ai ka ngritur dilemat nëse ai që vizitoi të dielën Mariupolin në Ukrainë, ishte me të vërtetë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, përcjell Telegrafi
‘Cili mendoni se është i vërteti?’, ka shkruar Gerashchenko në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Twitter.
Dhe sigurisht ka pasur komente të shumta me njërin prej tyre që thoshte se ‘Putini definitivisht nuk shkoi në Mariupol’.
Ndryshe, udhëtimi i Putinit në Mariupol ishte i pari në territorin e pushtuar që nga fillimi i agresionit vitin e kaluar.
Ai erdhi pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus.
Mariupol u rrafshua me tokë kur u pushtua nga Rusia në ditët e para të luftës.
Popullsia e saj tani është vetëm një e dhjeta e asaj që ishte para konfliktit, kanë thënë ukrainasit.
Which one do you think is the real one? pic.twitter.com/SV8TVdnUQE
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) March 20, 2023