BOTA, 23 Qershor 2025, 19:27

Sulmi ndaj bazave amerikane, presidenti iranian Pezeshkian: Ne nuk donim luftë, por agresorin s’do ta lëmë pa përgjigje

Sulmi ndaj bazave amerikane, presidenti iranian Pezeshkian: Ne nuk donim

“Ne nuk e nisëm luftën dhe as nuk e deshëm, por nuk do ta lëmë agresionin kundër ‘Iranit të Madh’ pa përgjigje”, shkroi Presidenti iranian Masoud Pezeshkian në një postim në X.

Ai shton më tej: “Ne do ta mbështesim sigurinë e këtij kombi të dashur me gjithë qenien tonë dhe do t’i përgjigjemi çdo plage në trupin e Iranit me besim, mençuri dhe vendosmëri”.