TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pamje dramatike tregojnë momentin kur një raketë izraelite godet burgun famëkeq Evin në Teheran, një nga simbolet më të errëta të represionit iranian, ku prej dekadash janë mbajtur të burgosur gazetarë, aktivistë politikë dhe qytetarë të huaj.
Shpërthimi ndodhi gjatë një vale të re sulmesh ajrore izraelite, të urdhëruara nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant. Në deklaratën zyrtare të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thuhet:
“IDF po godet objektiva të regjimit dhe të sigurisë në qendër të Teheranit, përfshirë selinë e Basijit, burgun Evin, selitë e sigurisë së brendshme të IRGC-së, dhe të tjera.”
Raketa ka goditur portën kryesore të burgut. Ende nuk është e qartë nëse ndonjë i burgosur ka mundur të arratiset, por burime diplomatike thonë se qëllimi i goditjes mund të jetë çlirimi i disidentëve për t’i rikthyer ata në rrugë kundër regjimit.
Burgu Evin është njohur ndërkombëtarisht si “ferr i gjallë”, për tortura sistematike, burgosje pa gjyq, ekzekutime të heshtura dhe shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Aktivistë dhe opozitarë të regjimit kanë qëndruar aty për vite, pa shpresë për drejtësi.
@cnnThe Israeli military attacked Iran’s notorious Evin prison on Monday, according to Israel’s defense minister and Iranian state news. Iran’s state broadcaster IRIB published video of the entrance to the prison which has been geolocated by CNN.