BOTA, 9 Qershor 2023, 19:13

“Qëndron shumë orë në tualet”, kompania pushon punonjësin nga puna për arsyen e padëgjuar më parë

“Qëndron shumë orë në tualet”, kompania pushon

Një kompani kineze ka pushuar nga puna një prej punonjësve, me argumentin se qëndronte shumë orë në tualet. Sipas pretendimit të kompanisë, ai qëndronte nga 40 minuta deri në 6 orë në tualet, dhe kjo ishte kthyer në shqetësim dhe anashkalim të detyrave nga ana e tij.

Pas vendimit, punonjësi i identifikuar me emrin Wang paditi punëdhënësin e tij për shkarkim të padrejtë nga puna. Qëndrimin kaq gjatë në tualet e shpjegonte se ndodh për shkak të disa probleme shëndetësore që ai pati kaluar.

Mirëpo, Wang e humbi çështjen, pasi gjykata e arbitrazhit vendosi në favor të punëdhënësit të tij.