BOTA, 9 Qershor 2023, 16:35

Probleme me shëndetin, Silvio Berlusconi shtrohet sërish në spital

Probleme me shëndetin, Silvio Berlusconi shtrohet sërish në

Silvio Berlusconi shtrohet sërish në spital. Lajmi konfirmohet nga agjencia italiane e lajmeve ANSA. Mësohet se ish-kryeministri 86-vjeçar i Italisë është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano.

Gazeta italiane La Repubblica raportoi se Berlusconi ndodhet në një repart në katin e parë të spitalit, ndaj nuk është në terapi intensive. Por shtrimi i tij në spital ndoshta do të zgjasë disa ditë.

Berluskoni doli nga i njëjti spital më 19 maj 2023, pasi qëndroi 45 ditë i shtruar në spital, duke përfshirë 11 ditë në njësinë e kujdesit intensiv. Ai u shtrua më 5 prill për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes dhe problemeve shëndetësore për shkak të një forme kronike të leukemisë. Berlusconi kishte planifikuar ditën e shtunë një takim samit me shtabin e përgjithshëm të partisë së tij Forza Italia në vilën e tij në Arcore.