BOTA, 7 Qershor 2023, 23:03

Treni me shpejtësi 150 km/h përplas 10 lopë në Francë, asnjë i lënduar nga 384 pasagjerët

Treni me shpejtësi 150 km/h përplas 10 lopë në Francë,

Një tren që udhëtonte natën nga Parisi në Nicë u përplas me një tufë lopësh mbrëmjen e së martës.

Sipas mediave franceze, tre nga lopët u bllokuan në lokomotivën e trenit dhe ngordhën, ndërsa shtatë të tjera u vranë.

Treni po udhëtonte me 150 kilometra në orë në momentin e përplasjes. 

Në mesin e pasagjerëve nuk pati të lënduar. 384 pasagjerët 1ë ndodheshin në tren u kthyen në Paris në orën gjashtë të mëngjesit të së mërkurës.

Disa shërbime u vonuan, por trafiku u rivendos plotësisht shpejt.