TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim në një xhami në provincën veriore afgane të Badakshanit gjatë një funerali të një zyrtari taliban, i ka marrë jetën 19 personave, përfshirë edhe një ish-komandant taliban, ndërkaq 38 të tjerë janë plagosur.
Moazuddin Ahmadi, kreu i informacionit dhe kulturës në provincën Badakshan, tha për Radion Evropa e Lirë se shpërthimi ndodhi në qytetin Faizabad gjatë ceremonisë së varrimit të zëvendësguvernatorit taliban, Nissar Ahmad Ahmadi, i cili ishte vrarë gjatë një sulmi vetëvrarës me makinë-bombë tri ditë më parë.
“Në këtë incident, ish-komandanti i policisë në qytetin Baglan, ka rënë martir”, tha ai.