TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Panik në një stacion metroje në Korenë e Jugut. Mediat raportojnë se të paktën 14 persona janë plagosur pasi një shkallë elektrike në ngjitje ndryshoi papritur drejtim, duke i rrëzuar dhjetëra persona përtokë.
Kamerat e sigurisë regjistruan momentet në shkallët e stacionit qendror të Sunae në jug të kryeqytetit Seul, të cilat më pas u bënë virale.
Në pamje shihet që shkalla në ngjitje është e mbushur me njerëz kur papritur ndryshon drejtim duke i rrëzuar të gjithë qytetarët përtokë, ose mbi njeri-tjetrin.
Nuk dihet ende çfarë e shkaktoi keqfunksionimin e shkallëve dhe zyrtarët e zjarrfikësve thonë se janë duke hetuar.