BOTA, 7 Qershor 2023, 20:00

Pas Rumanisë tërmeti godet Bullgarinë, ja sa ishte magnituda

Pas Rumanisë tërmeti godet Bullgarinë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë 4.9 Rihter ka ndodhur pak para orës 14:30 në territorin bullgar, në një distancë prej 92 kilometrash nga Ksantia.

Tërmeti, sipas Institutit Euro-Mesdhetar, kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash dhe një epiqendër 17 kilometra në juglindje të Plovdivit.

Aktualisht nuk ka raportime për dëme. Ndërkohë në një ditë më parë edhe Rumania u lëkund nga një tërmeti me mangnitudë mbi 5.