TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se mundësia e përdorimit të armëve bërthamore sa vjen e po rritet.
Pas deklaratave për herëpashershme për një përdorim të mundshëm të armëve bërthamore taktike në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka mbikëqyrur ditën e sotme një stërvitje të forcave bërthamore ruse.
Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, ku tha se Putin kishte mbikëqyrur stërvitjen, për të cilën ai tha se po kryhej për tu praktikuar në rast të një “përgjigje ndaj një sulmi bërthamor të armikut”.
Kujtojmë se stërvitja në fjalë ishte planifikuar prej disa kohësh dhe SHBA-të ishin informuar paraprakisht.
Putin is observing a Russian nuclear exercise.
— max seddon (@maxseddon) October 26, 2022
They hold these every year, and Russia warned the US about them in advance. But the last time Russia held one was in February – just a few days before invading Ukraine. pic.twitter.com/Ki8hr86n3E