BOTA, 25 Tetor 2022, 20:41

“Në Rusi ka një ‘qyp të madh me ar'”, kryeministri polak thirrje për rindërtimin e Ukrainës: Të përdoren asetet e oligarkëve rusë 

“Në Rusi ka një ‘qyp të madh me ar'”,

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka thënë se asetet e Rusisë dhe ato të oligarkëve rusë paraqesin një ‘qyp të madh prej ari’ që duhet të përdoret për rindërtimin e Ukrainës.

“Ne duhet të sigurohemi që shkelësi të paguajë për rindërtimin. Rusia duhet t’i paguajë Ukrainës dëmshpërblimet për luftën”, tha Morawiecki të martën në një konferencë në Berlin duke punuar për të ndërtuar mbështetjen ndërkombëtare për të financuar rehabilitimin e Ukrainës në përfundim të konfliktit të armatosur.

Ai tha gjithashtu se Evropa nuk ka treguar forcën e saj të plotë deri më tani dhe se është shumë më e fortë se Rusia. “Evropa duhet të tregojë forcën e saj. Është momenti ynë “të jesh apo të mos jesh”, u shpreh kreyministri polak.