TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa ditë pasi u emërua Ministër i Infrastrukturës në Itali, Matteo Salvini ka “ringjallur ëndrrën” e hershme për ndërtimin e një ure që do të lidhte Siçilinë me pjesën tjetër të vendit.
Siçilia vlerësohet si një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ndoshta më i larti në Europë. Por kjo pak shqetësim ka përbërë për Matteo Salvinin.
Dje Salvini deklaroi për televizionin Rai se do të vendoste në lëvizje planin e shumëdiskutuar për lidhjen e zonës së Messina me Reggio Calabria, pavarësisht se ky projekt është refuzuar nga qeveritë e mëparshme.
“Gjatë pesë viteve të ardhshme, fillimi i punës për ndërtimin e urës së ngushticës është një nga synimet e mia”, tha Salvini. “Transportimi i trageteve, përveç ndotjes dhe humbjes së kohës, u kushton njerëzve më shumë në një vit sesa do të kushtonte ndërtimi i urës.”
Salvini tha se ndërtimi i urës do të krijonte rreth 100,000 vende të reja pune. Ëndrra për të ndërtuar një urë mbi ngushticën e Mesinës daton që nga romakët e lashtë, të cilët, sipas disa historianëve, ishin të vetmit që e ndërtuan një të tillë.
Autori dhe filozofi Plini Plaku shkroi se në vitin 251 para Krishtit u ndërtua një urë me varka dhe fuçi për të transportuar nga Siçilia në Romë 140 elefantë lufte të kapur nga romakët nga Kartagjenasit gjatë Luftës së Parë Punike.
Pothuajse 2000 vjet më vonë, ishte radha e diktatorit të Italisë, Benito Musolini, të ëndërronte të lidhte Siçilinë me pjesën tjetër të vendit. Edhe atëherë, asgjë nuk doli prej saj. Më pas ishte radha e Silvio Berlusconit dhe qeverisë së tij, të cilët midis viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000 siguruan fonde të pjesshme nga Brukseli për skemën prej 6 miliardë eurosh. Por Romano Prodi, i cili zëvendësoi Berluskonin, fitoi pushtetin me një manifest që hodhi dyshime mbi skemën.
Vetë Berlusconi, gjithashtu një aleat i koalicionit të qeverisë së re të udhëhequr nga Giorgia Meloni, deklaroi në gusht se nuk kishte ndryshuar mendje. “Ura mbetet prioriteti im”, tha tre herë ish-kryeministri dhe lideri i partisë Forza Italia.