TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar identitetin e aleatit të ngushtë me të cilin presidenti rus Vladimir Putin pati një përplasje të ashpër në fllim të këtij muaji në lidhje me trajtimin e luftës në Ukrainë nga ushtria e tij.
Sipas Sky News mësohet se ai është Yevgeniy Prigozhin, themeluesi i grupit mercenar Wagner.
Sipas Washington Post, e cila citon zyrtarë amerikanë, Prigozhin sfidoi personalisht presidentin rus me zhgënjimin e tij për keqmenaxhimin luftës.
Siç vë në dukje gazeta, gatishmëria e tij për t’i bërë të njohura drejtpërdrejt pikëpamjet e tij Putinit “tregon sesi ndikimi i tij po rritet ndërsa lufta e Moskës nuk po shkon sipas planeve”.
Ai thuhet se ka qenë ndër kritikët më të shquar të ministrisë ruse të mbrojtjes, ndërsa kërkon përshkallëzimin e konfliktit nga Moska.
Një numër analistësh kanë sugjeruar se ai është një figurë kyçe në luftën për pushtet që po zhvillohet rreth Kremlinit pasi pushtimi rus i Ukrainës është përballur me një sërë pengesash poshtëruese.
Siç shpjegon Post, megjithatë, mbetet e paqartë nëse Prigozhin thjesht po kërkon të rrisë ndikimin e tij në ushtrinë ruse apo nëse ai ka ambicie politike personale.
“Ai ka qenë me të vërtetë në rritje gjatë gjithë këtyre muajve të fundit”, ka thënë Marlene Laruelle, drejtore e Institutit për Studime Evropiane, Rusi dhe Euroaziatike në Universitetin George Ëashington.
“Lufta i dha atij mundësinë për të pasur qasje te Putin më shumë se kurrë më parë”.
Ndërsa Fiona Hill, një ish-zyrtare e lartë e Shtëpisë së Bardhë që merret me çështjet ruse dhe euroaziatike, tha: “Njerëz si Prigozhin tani shohin një shans. Kjo vërtet tregon se sistemi është nën stres, kur njerëzit fillojnë ta shtyjnë veten përpara”.