BOTA, 25 Tetor 2022, 21:40

Pas muajsh të tërë heshtjeje, për çfarë dhe pse kaq shpesh po flasin sërish SHBA dhe Rusia?

Pas muajsh të tërë heshtjeje, për çfarë dhe pse
Biden dhe Putin

Për çfarë po flasin kaq shpesh SHBA-Rusia pas muajsh të tërë – ç’po gatuhet?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia papritmas po flasin shumë me njëri-tjetrin.

Kjo vjen pas muajsh të tërë të një ‘ngrirjeje’ të plotë të komunikimit mes dy palëve. Dhe nuk janë vetëm ministrat e jashtëm që po flasin.

Janë ministrat e mbrojtjes nga Moska dhe Uashingtoni, madje edhe shefat ushtarakë të Shteteve të Bashkaura dhe Rusisë kanë hapur kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit mes tyre.

Për çfarë po flasin me njëra-tjetrën SHBA dhe Rusia?

Rusia, SHBA dhe vendet e NATO-s kanë nisur bisedimet

Të premten, sekretari i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Loyd Ausitin, telefonoi homologun e tij rus, Sergei Shoigu, dhe sipas Moskës, gjatë telefonatës “u diskutuan çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, përfshirë situatën në Ukrainë”.

Kjo ishte hera e parë që ata folën që nga thirrja e 13 majit.

Në telefonatën e datës 13 maj, Sekretari i Mbrojtjes Loyd Austin, i bëri thirrje Rusisë që t’i jepte menjëherë fund luftës dhe të shpallte armëpushim në Ukrainë.

Në telefonatën mes dy zyrtarëve ditën e premte, asnjë kërkesë e tillë nuk u përsërit.

Pas telefonatës së të premtes, Sekretari i Shtypit i Pentagonit, Pat Ryder, tha se SHBA ishte “e etur për të mbajtur linjat e komunikimit të hapura” me Rusinë.

Me vetëm një ditë distancë mes tyre, dy zyrtarë të lartë nga Moska dhe Uashingtoni mbajtën një raund tjetër bisedimesh ditën e diel.

Thirrja e dytë mes Loyd Austin erdhi në një kohë që Moska po kërkon të rrisë komunikimin me vendet e tjera të NATO-s si Franca, Britania e Madhe dhe Turqia.

Në telefonatën e Shoigut me ministrin francez të mbrojtjes, Rusia tha se “ata diskutuan situatën në Ukrainë, e cila po përkeqësohet me shpejtësi. Ajo po priret drejt përshkallëzimit të mëtejshëm të pakontrolluar”.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se Shoigu u tha homologëve të tij francezë, turq dhe britanikë për shqetësimin e Moskës se “Ukraina mund të shpërthente një bombë të pistë në territorin e saj dhe t’ia hedhë fajin për këtë ngjarje Rusisë”.

Bombat e pista janë eksplozivë të përzier me elemente radioaktive.

Çfarë po gatuhet mes Rusisë dhe Perëndimit?

Nuk janë vetëm ministritë e të dyja shteteve që tashmë po flasin me njëri tjetrin.

Në fakt, edhe gjeneralët rusë dhe ata amerikanë po komunikojnë mes tyre.

Shefat ushtarakë të Rusisë dhe SHBA-së zhvilluan bisedime në telefon për të diskutuar pretendimet e Moskës se Kievi mund të përdorte një bombë të pistë në territorin rus.

Të hënën, shefi ushtarak rus Valary Garisimov dhe kryetari i shefit të shtabit të përbashkët të SHBA, Mark Miley biseduan për këtë me anë të telefonit.

Zëdhënësi i shtabit të përbashkët të SHBA-së, koloneli Dave Butler tha se “2 shefat ushtarakë diskutuan disa çështje shqetësuese lidhur me sigurinë dhe ranë dakord të mbanin linjat e komunikimit të hapura. Në përputhje me praktikat e kaluara, detajet specifike të bisedës së tyre do të mbahen private”.

Për çfarë mund të jenë duke folur kaq shpesh Rusia dhe SHBA-ja? A është e mundur që Moska dhe Uashingtoni të jenë duke negociuar një marrëveshje paqeje?