BOTA, 7 Gusht 2024, 14:46

Protestat e dhunshme kundër Maduros, thellohet bilanci i viktimave në Venezuelë, 24 të vrarë

Protestat e dhunshme kundër Maduros, thellohet bilanci i viktimave në

Ka shkuar në 24 numri i personave të vrarë gjatë protestave të dhunshme kundër rizgjedhjes së presidentit Nicolas Maduro në Venezuelë, të kontestuara nga opozita.

Lajmi konfirmohet nga grupet e të drejtave të njeriut.
PROVEA, një OJQ me qendër në Karakas, foli për “24 vdekje nga e diela e 28 korrikut deri të hënën 5 gusht” në incidente të lidhura me zgjedhjet presidenciale.

Divizioni i Human Rights Watch (HRW) përgjegjës për kontinentin amerikan publikoi të njëjtin raport. Kujtojmë se pas rizgjedhjes së Maduros në krye të vendit, Venezuela është përfshirë nga protesta të dhunshme, në një kohë kur opozita e akuzon atë për vjedhje dhe manipulim votash.