TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumica e amerikanëve nuk e njohin kandidatin e zgjedhur nga Kamala Harris për zëvendëspresident Tim Walz, zbulon një sondazh i NPR/PBS/Marist i publikuar të martën.
71% e amerikanëve nuk kanë dëgjuar kurrë për Walz-in, shkruan CNN. Sondazhi, i kryer nga 1-4 gusht, zbulon se 17% e amerikanëve e shohin zgjedhjen e Harris për Walz-in si të favorshëm për të qenë kandidati për zëvendëspresident. Sondazhi i NPR/PBS/Marist thotë se 30% e demokratëve e vlerësojnë si të favorshëm zgjedhjen e Harris.
Guvernatori Minesotws, Tim Walz është përzgjedhur kandidat në garën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti. Ish-mësuesi i shkollës së mesme dhe trajneri i futbollit tërhoqi vëmendjen e demokratëve për stilin e tij dhe aftësinë për t’iu përgjigjur Donald Trump pa u dukur shumë agresiv.
60-vjeçari udhëhoqi Minesotwn përmes protestave të vitit 2020 për vdekjen e George Floyd në Minneapolis. Ai vendosi Gardën Kombëtare për të ndihmuar në shuarjen e trazirave që shpërthyen gjatë demonstratave. Në punën e tij të mëparshme si kongresmen, ai ka fituar në një qark që ka një numër të konsiderueshëm votuesish rurale dhe republikanë. Guvernatori mund të mos ketë qenë një emër i njohur mes demokratëve disa javë më parë, por tani ai ka fituar garën.