TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sasi e madhe kokaine është gjetur në një plazh në Florida, pas stuhisë Debby që përfshiu vendin. Patrulla Kufitare e SHBA tha se një person gjeti paketimet që përmbanin 32 kg drogë, e cila kap vlerën e 1 mln dollarëve.
Ende nuk dihet saktësisht se ku u gjet droga, por autoritetet kanë shpërndarë foto të kokainës së paketuar me një trekëndësh të kuq në etiketë. Plazhisti e gjeti pakon të mbështjellë brenda një qeseje të zezë midis algave të detit, gjetheve dhe mbeturinave të tjera.
Droga shpërndahet shpesh në plazhet jugore të Floridës dhe ujërat përreth ndërsa kontrabandistët trafikojnë substanca nga Amerika e Jugut në SHBA. Stuhia Debby zbarkoi në SHBA të hënën në mëngjes, duke lënë 4 të vdekur në Florida.
Hurricane Debby blew 25 packages of cocaine (70 lbs.) onto a beach in the Florida Keys. Good Samaritan discovered the drugs & contacted authorities. U.S. Border Patrol seized the drugs, which have a street value of over $1 million dollars.#Hurricane #Debby #Florida #floridakeys pic.twitter.com/nsjKu6qm8V
— Samuel Briggs II (@USBPChiefMIP) August 5, 2024