BOTA, 6 Gusht 2024, 10:08

Beyonce mbështet Kamala Harris, dhuron 4 milionë dollarë për fushatën e saj

Beyonce mbështet Kamala Harris, dhuron 4 milionë dollarë për

Beyonce është me Kamala Harris dhe e dëshmoi këtë me një donacion të madh.
Këngëtarja dhe njëkohësisht sipërmarrëse dhuroi 4 milionë dollarë për të mbështetur fushatën e nënpresidentes aktuale të Shteteve të Bashkuara.

Njoftimi u bë në profilet e rrjeteve sociale të yllit dhe u shpërnda edhe nga ai i kandidates aspirante demokrate për president.Beyonce, sipas disa mediave, do të dhurojë më shumë nëse e sheh nevojën dhe gjithashtu synon të marrë pjesë në një mbledhje fondesh të ardhshme për Kamala Harris.

Sipas mediave, ylli ndërkombëtar i popit u inkurajua nga disa njerëz të afërt të saj, të cilët i treguan “Project 2025”, axhendën ekstremiste të shkruar nga një “think tank” konservator për një presidencë të dytë të Trump.

“Ajo mendon se aksionet janë shumë të larta dhe beson në vizionin e Kamala për Amerikën”, tha për mediat amerikane një burim pranë këngëtares.