BOTA, 5 Korrik 2023, 16:33

Policia kufitare e Italisë operacione në Mesdhe, shpëtohen dhjetëra emigrantë në det

Policia kufitare e Italisë operacione në Mesdhe, shpëtohen

Dhjetëra emigrantë janë shapërtuar në operacionet në Mesdhe. Mësohet se Policia kufitare e Italisë ka raportuar për shpëtimin e 44 emigrantëve, përfshirë fëmijë dhe gra shtatzëna, të cilët po lundronin në një varkë që kishte ngecur në një ishull në afërsi të Sicilisë, raporton agjencia “AP”.

Në videon që u xhirua nga policia kufitare italiane të shtunën, zyrtarët policorë shihen duke iu afrua migrantëve në Lampedusa. Po ashtu një anije e Mjekëve pa Kufi (MSF), Geo Barents, ka shpëtuar total 196 persona në katër operacione të ndryshme në ujërat e Maltës.

Prej tyre 47 ishin të mitur të pa shoqëruar, 16 gra dhe një foshnjë. MSF ka thënë se migrantët e shpëtuar janë dërguar në Maina di Carrara, port që është caktuar nga autoritetet italiane.