Desktop - General - 1
BOTA, 4 Korrik 2023, 16:34

I thyen gishtat, persona të maskuar dhunojnë mizorisht gazetaren investigative

I thyen gishtat, persona të maskuar dhunojnë mizorisht gazetaren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ccecceni. Gazetarja ruse, fituese e çmimeve, Elena Milashina është dhunuar fizikisht nga disa persona të maskuar, të cilët i thyen gishtat dhe lanë mavijosje në të gjithë trupin. Mediat e huaja shkruajnë se Milashina po trajtohet në spital ku herë pas here humb vetëdijen për shkak të plagëve që ka marrë.

Gazetarja e njohur investigative e gazetës Novaya Gazeta u sulmua kur po udhëtonte nga aeroporti për në kryeqytetin e Çeçenisë Grozny me avokatin e saj Alexander Nemov. Sipas mediave makina e saj u ndalua me forcë nga sulmuesit e armatosur. Grupi i të drejtave të njeriut Memorial tha se burrat e armatosur e goditën “egërsisht” Milashinën dhe avokatin e saj, duke e goditur dhe në fytyrë dhe e kanë kërcënuar me vdekje.

Fotot e Milashinës në spital të shpërndara nga Crew Against Torture tregojnë kokën e saj të rruar nga sulmuesit e saj, fytyrën e mbuluar me ngjyrë të gjelbër të hedhur mbi të dhe fasha në krahun e saj të majtë dhe në dorën e djathtë. Presidenti Vladimir Putin pas marrjes së lajmit ka kërkuar që të hetohet në lidhje me këtë ngjarje.