BOTA, 5 Korrik 2023, 15:28

OSBE miraton rezolutën, Wagner cilësohet si grup terrorist, ja thirrje për vendet e tjera

OSBE miraton rezolutën, Wagner cilësohet si grup terrorist, ja thirrje

Grupi Wagner është cilësuar tashmë si grup terrorist nga Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. OSBE miratoi të martën një rezolutë që e njeh grupin Wagner si organizatë terroriste.

Sipas  TASS Asambleja Parlamentare e OSBE-së përcakton se veprimet e Grupit Wagner mund të karakterizohen me të drejtë si terroriste në natyrë dhe qëllime, dhe se për këtë arsye përcaktimi i Grupit Wagner si një organizatë terroriste nga autoritetet kombëtare është i justifikuar.

Rezoluta u bën thirrje vendeve të OSBE-së të përdorin të gjitha instrumentet vendase dhe ndërkombëtare, përfshirë ato të krijuara për të luftuar terrorizmin, për të penguar praninë keqdashëse të Grupit Wagner dhe filialeve dhe pasardhësve të tij.