BOTA, 4 Korrik 2023, 17:10

Kundërpërgjigje ndaj luftës në Ukrainë, Rumania dëbon 40 diplomatë dhe personelin e ambasadës ruse

Kundërpërgjigje ndaj luftës në Ukrainë, Rumania

40 diplomatë rusë dhe personeli i ambasadës janë dëbuar nga Rumania, si kundërpërgjigje kundër agresionit rus në Ukrainë.

Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, numri i stafit të ambasadës ruse në Bukuresht janë përgjysmuar.

Kujtojmë se nga fillimi i ofensivës ruse, vendi anëtar i NATO-s ka rritur shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të prodhimit të brendshëm bruto këtë vit në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Agresioni rus në Ukrainë nisi shkurtin e kaluar, ndërsa Moska zyrtare e cilëson këtë si një operacion special.