BOTA, 4 Korrik 2023, 16:16

Talebanët me ‘dorë të hekurt’, tjetër kufizim për gratë: Të mbyllen sallonet e bukurisë!

Talebanët me ‘dorë të hekurt’, tjetër kufizim

Talebanët kanë urdhëruar një tjetër kufizim për gratë në Afganistan. Ata kanë urdhëruar që sallonet për flokët dhe bukurinë të mbyllen menjëherë. Një zëdhënës i Ministrisë së Virtytit tha se këto sallone kishin një muaj kohe për t’u mbyllur duke nisur nga dy korriku.

Liritë e grave janë tkurrur në mënyrë të vazhdueshme në Afganistan, që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021. Ata i kanë ndaluar vajzat dhe gratë adoleshente të hyjnë në shkolla, palestra dhe parqe, dhe së fundmi madje i kanë ndaluar të punojnë për Kombet e Bashkuara. Gjithashtu gratë janë të detyruara të vishen në një mënyrë që të zbulojnë vetëm sytë e tyre dhe duhet të shoqërohen nga një i afërm mashkull nëse udhëtojnë më shumë se 72 km.

Një grua afgane i tha BBC ne kushte anonimati: Duket se talebanët nuk do të kenë ndonjë plan politik përveç fokusimit në trupat e grave. Ata po përpiqen të eliminojnë gratë në çdo nivel të jetës publike”.