BOTA, 4 Korrik 2023, 14:48

“Plas” në SHBA, gjendet kokainë në Shtëpinë e Bardhë, Agjentët Sekretë ngrenë alarmin

“Plas” në SHBA, gjendet kokainë në Shtëpinë

Agjencia e Inteligjencës Amerikane është alarmuar pasi në Shpëpinë e Bardhë është gjetur kokainë.

Shërbimi Sekret bëri me dije se pas hetimeve substanca, e cila ishte një pluhur i bardhë, rezultoi të ishte kokainë.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi tha se substanca po i nënshtrohet testeve të mëtejshme. Në të njëjtën kohë, autoritetet po hetojnë për të zbuluar se si u gjend në Shtëpinë e Bardhë. 

Zbulimi i substancës ka vënë në gatishmëri të shtuar shërbimet e sigurisë. Presidenti Biden, thuhet se nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë.