BOTA, 23 Qershor 2025, 16:59

Bombardimet ndaj centraleve bërthamore të Iranit, Trump bën thirrjen: Të ulet çmimi i naftës

Bombardimet ndaj centraleve bërthamore të Iranit, Trump bën

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që çmimet e naftës të mbahen të ulëta në një postim në rrjetet sociale, duke reaguar ndaj bisedimeve për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani.

“TË GJITHË, MBAJINI ÇMIMET E NAFTËS ULËT. PO JU SHQYROJ! JENI NË DUART E ARMIKUT. MOS E BËNI!” shkruan ai në një postim në platformën e tij Truth Social.

Trump nuk e bën të qartë se kujt po i bën thirrje për ta bërë këtë. Ngushtica e Hormuzit është një rrugë detare që lidh Gjirin e pasur me naftë me Oqeanin Indian, përmes të cilit kalojnë çdo ditë afërsisht 20% e furnizimeve botërore me naftë.

Kujtojmë se SHBA goditi me bombardues centralet bërthamore iraniane, ndërsa Irani ka kërcënuar me mbyllje të Ngushticës së Hormuzit.