TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka mbajtur një fjalim përpara nisjes së samitit të NATO-s, ku u ndal të zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme mes Iranit, Izraelit si edhe përfshirjen e SHBA-ve në konflikt. Duke iu referuar situatës në Iran, ai tha se aleatët e NATO-s kanë rënë dakord prej kohësh se Irani nuk duhet të zhvillojë asnjë armë bërthamore.
“Aleatët i kanë kërkuar vazhdimisht Iranit të përmbushë detyrimet e tij sipas Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore (NPT)”, tha ai.
Rutte vazhdoi duke thënë se plani i ri i investimeve në mbrojtje i aleancës do të jetë 5% e PBB-së dhe kjo do të ndihmojë në sigurimin e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Ndërsa udhëheqësit fillojnë të mblidhen për samitin këtu, ky është fokusi ynë – të sigurohemi që kemi gjithçka që na nevojitet për të penguar dhe mbrojtur kundër çdo kërcënimi”, shtoi ai. Sakaq Rutte theksoi se “kërcënimi më i rëndësishëm” me të cilin përballet aleanca e mbrojtjes është Rusia.