TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një skenë e paprecedentë është regjistruar këtë të martë gjatë seancës plenare në parlament, në Rumani. Dy deputetë janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Në sherr janë përfshirë Florin Roman, deputet i Partisë Nacional Liberale dhe Dan Vulceanu, deputet i pavarur.
Sipas mediave vendase, Florin Roman pretendon se Dan Vilceanu e ka sulmuar i pari teksa po dilnin nga salla plenare, duke e goditur me gju, dhe më pas Roman i është kundërpërgjigjur.
Two MPs got into a fight at a parliamentary session in Romania
— NEXTA (@nexta_tv) May 21, 2024
The conflict took place between Florin Roman, an MP of the National Liberal Party, and Dan Vulceanu, an independent MP.
Roman said that his opponent tried to bite his face and then hit him in the nose with his knee. pic.twitter.com/Skv1PYCnf6
Ndërkohë Roman paralajmëroi se do të bëjë kallëzim penal ndaj deputetit që e dhunoi. Në videon mëposhtë duket momenti kur dy deputetët përleshen me njëri-tjetrin, skenë që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.