BOTA, 21 Maj 2024, 17:21

Aksident tragjik! Furgoni bie në lumin Nil, raportohet për 10 të vdekur

Aksident tragjik! Furgoni bie në lumin Nil, raportohet për 10 të

Të paktën 10 njerëz u vranë sot kur një minibus që transportonte punëtorë u zhyt në Nil, në veri të Kajros, tha për AFP një zëdhënës i ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë, Hossam Abdelgafar.

“Numri i të vdekurve është dhjetë dhe mund të rritet,” tha ai.

Sipas gazetës Al-Ahram, autobusi ra nga një traget që kalonte lumin pasi shoferi i autobusit kishte lënë makinën pa frenat e dorës.

Shoferi u arrestua pasi u përpoq të ikte, sipas Al-Ahram.