TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan,ka shprehur ngushëllime popullit të Iranit për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi. Gjithashtu Erdogan theksuar se Ankaraja do të qëndrojë pranë Iranit në këto kohë të vështira dhe të trishtueshme.
Presidenti turk shprehi gjithashtu edhe ngushëllimet e tij më të thella për popullin dhe qeverinë iraniane, duke përfshirë udhëheqësin fetar të vendit, Ayatollah Ali Khamenei, si dhe për familjarët e të ndjerëve.
“Zoti i mëshiroftë Ministrin e Jashtëm iranian dhe të tjerët që e humbën jetën në helikopter si Raisi. Si homolog, i cili personalisht dëshmoi përpjekjet e tij për paqen e popullit iranian dhe rajonit tonë, e kujtoj Raisin me respekt dhe mirënjohje. Si Turqi, ne qëndrojmë pranë fqinjit tonë, Iranit, në këto kohë të vështira, siç kemi vepruar edhe herë të tjera”, tha Erdogan.
Pas një operacioni kërkimi gjatë natës të penguar nga moti i keq, Raisi, Amir-Abdollahian dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë deklaruar të vdekur. Dhjetra ekipe shpëtimi emergjente janë dërguar në zonën malore në provincën veriperëndimore të Azerbajxhanit Lindor të Iranit, ku incidenti ndodhi të dielën pasdite. Sipas Kushtetutës iraniane, zëvendëspresidenti i parë, Mohammad Mokhber, do të marrë pushtetin e presidencës dhe zgjedhjet do të mbahen brenda 50 ditëve.