TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Spanja ka tërhequr ambasadorin e saj në Argjentinë dhe i ka kërkuar Buenos Airesit që të shprehë një ndjesë publike pasi presidenti i vendit të Amerikës së Jugut, Javier Milei, bëri komente nënçmuese për gruan e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez në një tubim në Madrid. Duke folur në një ngjarje të organizuar nga partia spanjolle e ekstremit të djathtë Vox të dielën, Milei e quajti Begona Gomez “të korruptuar” dhe e përshkroi socializmin si “të mallkuar dhe kancerogjen”.
Cilësimet e Mileit erdhën pasi një gjykatë e Madridit nisi një hetim muajin e kaluar për korrupsionin e dyshuar të Gomez. Partia e Punëtorëve Socialiste Spanjolle e udhëhequr nga bashkëshorti i saj po hetohet gjithashtu. “Elitat globale nuk e kuptojnë se sa shkatërruese mund të jetë zbatimi i ideve të socializmit… edhe nëse e keni gruan e korruptuar, le të themi, bëhet pis dhe ju duhen pesë ditë për të menduar për këtë”, tha Milei , duke iu referuar pushimit pesëditor nga detyrat publike që Pedro Sanchez mori pas akuzave ndaj gruas së tij.
Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares kërkoi menjëherë që Milei të kërkonte falje për komentet, duke pretenduar se sjellja e tij “ka çuar marrëdhëniet midis Spanjës dhe Argjentinës në gjendjen e tyre më serioze në kohët e fundit”.