TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë të shumta pyetjet dhe skenarët që shoqërojnë rrethanat në të cilat u rrëzua orët e fundit helikopteri me presidentin iranian Ebrahim Raisi.
Ende nuk ka një qëndrim zyrtar për shkaqet e rrëzimit, por pak orë pasi u gjetën rrënojat e helikopterit fatal, u njoftua nga ushtria iraniane se po nisin një hetim të plotë.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, Mohammad Bagheri, më herët urdhëroi një hetim për shkakun e rrëzimit të helikopterit.
Bagheri urdhëroi “një komitet oficerësh të rangut të lartë” të nisë një hetim mbi shkakun e rrëzimit të avionit presidencial, i cili vrau nëntë persona, përfshirë ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian.
Mbetjet e helikopterit të zhdukur dje, të dielën e 19 majit, janë gjetur herët sot në faqen e një mali ku u rrëzua, për një arsye ende të panjohur. Helikopteri po fluturonte në kushte të vështira atmosferike.