BOTA, 21 Maj 2024, 19:45

Dhjetëra mijëra rusë që ikën në Turqi, detyrohen të largohen nga vendi

Dhjetëra mijëra rusë që ikën në Turqi, detyrohen

Dhjetëra mijëra rusë që ikën në Turqi pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, janë zhvendosur në vende të tjera vitin e fundit, sipas një raporti të ri.

Reuters thotë se ata që janë shpërngulur janë shkaku i leje qëndrimeve dhe kostove në rritje të jetesës.

Turqia, fqinji i Rusisë në Detin e Zi një anëtar i NATO-s  u shfaq si një magnet për rusët pas pushtimit në muajin shkurt të vitit 2022, me Stambollin dhe resortin mesdhetar të Antalias të dyja ndër opsionet e preferuara.

Disa prej tyre kishin kundërshtuar pushtimin, të tjerët po përpiqeshin të mbronin veten dhe bizneset e tyre nga një valë sanksionesh perëndimore të vendosura ndaj Moskës duke përfshirë ndalimin e udhëtimit për rusët në pjesën më të madhe të Evropës.