BOTA, 6 Prill 2022, 15:11

Përfshihet nga flakët vila e oligarkut rus në Itali

Përfshihet nga flakët vila e oligarkut rus në Itali

Vila e oligarkut rus Vladimir Solovyev, gazetar dhe mbështetës i Putinit, e cila ndodhet në Menaggio, në liqenin e Komos, është përfshirë nga flakët.

Solovyev është i përfshirë në listën e  qeverisë italiane, si pjesë e sanksioneve ekonomike kundër oligarkëve, sipas gazetës "La Repubblica".

Sipas hetimeve fillestare, bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Karabinierët janë duke shqyrtuar pamjet nga kamerat.

Zjarri shpërtheu mëngjesin e sotëm dhe është shuar menjëherë nga forcat zjarrëfikëse.