BOTA, 5 Prill 2022, 21:35

Lufta në Ukrainë/ Gjashtë të vdekur dhe tetë të plagosur nga bombardimet ruse në Kharkiv

Lufta në Ukrainë/ Gjashtë të vdekur dhe tetë të

Autoritetet ukrainase kanë thënë të martën se për shkak të bombardimeve ruse kanë vdekur gjashtë persona dhe janë lënduar tetë tjerë në qytetin e Kharkivit dhe rrethinë, gjatë ditës së fundit, raporton CNN.

Lajmin e ka bërë të ditur Oleh Syuniehubov, guvernator ushtarak për rajonin e Kharkivit.

“Gjatë ditës së fundit, okupuesit kanë goditur 54 herë nga armë të ndryshme: sulme me artileri, me predha anti-tank, bomba, raketa. Qarqet Saltivka, Pyatihatka, Oleksiyivka, Kholodna Hora, Derhachi, Barvinkove, Chuhuiv janë prekur. Në mesin e popullatës civile ka viktima nga sulmet e djeshme në Kharkiv e Chuhuiv. Në Kharkiv dhe rrethinë:katër të vdekur dhe tre të hospitalizuar. Në Chuhuiv: dy të vdekur pesë të lënduar”, ka thënë Syneihubov.