BOTA, 6 Prill 2022, 14:36

Lufta në Ukrainë, 89 të vrarë në Kiev që nga fillimi i konfliktit

Lufta në Ukrainë, 89 të vrarë në Kiev që nga

Katër fëmijë janë në mesin e 89 të vrarëve në kryeqytetin ukrainas që kur Rusia nisi pushtimin, sipas këshillit të qytetit të Kievit.

398 persona të tjerë janë plagosur dhe 167 ndërtesa banimi janë dëmtuar nga sulmet ruse.

Forcat ruse u tërhoqën nga rajoni i Kievit javën e kaluar, pasi ukrainasit morën kontrollin.

Këshilli i Kievit tha se kryeqyteti tani është “më i sigurt”, por ekziston ende një kërcënim i sulmeve ajrore nga armët me rreze më të gjatë.