TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Paralel me zgjedhejt e 3 prillit, në Hungari është mbajtur edhe një referendum i qeverisë së Orban, që sulmonte komunitetin LGBT. Ky referendum ka dështuar.
Në referendum, qytetarët pyeteshin nëse duhet limituar mësimi në shkolla për çështjet LGBT, pas të ashtëquajturit ligji Orban i "propagandës LGBT".
Ai përmbante katër pytje, mes të cilave edhe nëse mediat duhet të shfaqin për të miturit, përmbajtje që flet për ndryshimin e gjinisë.
Orban dhe qeveria e tij kishin kërkuar që publiku të votonte jo për këto pyetje, por referendumi ka dështuar për shkak të numrit të ulët të votuesve.
Vetëm 3.5 milionë hungarezë morën pjesë në referendum nga 8 milionë qytetarë me të drejtë vote. Në mënyrë që referendumi të ishte i detyrueshëm për t'u zbatuar, duhet të votonin të paktën gjysma e personave me të drejtë vote.
Megjithatë, sipas Bloomberg, Orban ka shpallur fitoren në të kaluarën edhe për referendumet e dështuara dhe jo të detyrueshme, ndaj pritet që ta përsëris këtë.
Ai e organizoi referendumin edhe pas përplasjeve të forta me Bashkimin Europian.
BE ka "luftuar" prej 12 vitesh me vendimet e Orban që godasin komunitetin LGBT, shtypin e lirë dhe sistemin e drejtësisë.