BOTA, 6 Prill 2022, 14:58

Orban bisedon me Putinin, i kërkon vendosjen e armëpushimit në Ukrainë

Orban bisedon me Putinin, i kërkon vendosjen e armëpushimit në

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, në të cilën i ka kërkuar këtij të fundit  të vendosë një armëpushim në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Gjatë një konferencë për shtyp përpara bisedës me presidentin rus, ai tha se kishte ftuar Putinin për bisedimet e paqes në Hungari, që do të mbaheshin me presidentët ukrainas dhe francezë, si dhe me kancelarin gjerman.

Sipas tij, përgjigjia e Putinit ishte pozitive por sigurisht kishte disa kushte.