TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili ka nënshkruar një kërkesë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, pas kërkesës së Ukrainës sipas “Civil.ge“.
“Aplikimi për anëtarësim në BE është një tjetër fazë e rëndësishme në rrugën e integrimit evropian të Gjeorgjisë”, tha kryeministri gjeorgjian në një konferencë të posaçme përpara nënshkrimit, raporton abcnews.al.
Gjeorgjia është një tjetër shtet i sulmuar nga Rusia. Në vitin 2008, forcat ruse pushtuan Abhkazinë në Gjeorgji duke e njohur atë më pas si Republikë, në mënyrë që të pengonin futjen e vendit në NATO dhe BE.
Sulmi rus në Gjeorgji zgjati vetëm pak ditë, por duket se planet e Putinit nuk po shkojnë njëlloj në Ukrainë.