TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gati një javë më parë, vrasja e tmerrshme e Luises 12-vjeçare nga Freudenberg (NRW) tronditi të gjithë Gjermaninë. Ajo u godit me thikë nga dy shoqe, 12 dhe 13 vjeçe, në një pyll dhe do të varroset sot.
Tani një video e re e dhunës dhe bullizmit mes fëmijëve po trondit internetin. Ajo u regjistrua nga nxënëse nga Heide (Schleswig-Holstein) dhe u postua në rrjete.
Për më shumë se pesë minuta, pesë deri në gjashtë vajza, 13 deri në 16 vjeç, mund të shihen duke rrotulluar Sabrinën (emri i ndryshuar) e cila është në të njëjtën moshë.
Ato i bërtasin viktimës së tyre: “Tani mbylli sytë! Mos bertit! Hesht!”
Më pas një vajzë e godet brutalisht Sabrinën në hundë.
Ajo qan dhe lutet, duke marrë frymë në panik:
“Te lutem ndal. Nuk mund të marr frymë, nuk mundem më”
Njëra prej autorëve i pështyn në fytyrë dhe i bërtet:
“Ne do të të rrahim derisa të rrjedh gjak në dysheme.”
Banda e vajzave agresive e kishte çuar më parë vajzën e pambrojtur përmes qendrës së qytetit drejt stacionit të trenit për orë të tëra.
I vodhën xhupin dhe pulovrën dhe ja hodhën syzet.
Ato e lanë Sabrinën me Coca-Cola , i vunë zjarrin flokëve dhe i ngjitën çamçakëz. Madje i fikwn dhe cigare në fytyrë.
Një kalimtar vuri re shqetësimin e vajzës që qante, e ndihmoi dhe e solli në shtëpi.
Nëna e Sabrinës bëri denoncim!
Astrid Heidorn nga Departamenti i Policisë në Itzehoe tha se “ne po hetojmë për lëndim të rëndë trupor në grup”.
Dhuna e ndodhur më 21 shkurt, nuk ishte sulmi i parë i grupit ndaj Sabrinës.
Ajo aktualisht nuk shkon në shkollë dhe tani po merr kujdes psikologjik në një klinikë ditore.