BOTA, 5 Korrik 2023, 19:17

Pas mbi 2 mijë lëkundjeve të tokës në 24 orë, Islanda përgatitet për shpërthimin e vullkanit, paralajmëron banorët

Pas mbi 2 mijë lëkundjeve të tokës në 24 orë,

Islanda është vënë në alarm pas rreth 1600 lëkundjeve të regjistruara në zonën përreth kryeqytetit të Reykjavik.

Zyra Meteorologjike Islandeze (IMO) vuri në dukje se tërmetet filluan rreth pasdites së të martës nën malin Fagradalsfjall, i cili qëndron në majë të një sistemi vullkanik dhe ku kanë ndodhur dy shpërthime në dy vitet e fundit.

Autoritetet paralajmëruan banorët për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe shkëmbinjve. Shpërthimet vullkanike u regjistruan për muaj të tërë në verën e vitit 2022, ndërsa shpërthimi i mëparshëm ndodhi në mars 2021, pas tërmeteve të shumta.

Ekspertët që folën për radiostacionin islandez RUV thanë se aktualisht nuk ishin në gjendje të parashikonin nëse vullkani do të shpërthente, por nuk përjashtuan mundësinë që ai të ndodhte brenda ditëve të ardhshme.

Në faqen e saj të internetit, Shërbimi Meteorologjik Islandez paralajmëroi sot për “aktivitet intensiv sizmik dhe një mundësi të shtuar të një shpërthimi vullkanik”.