TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Peter Szijarto, Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, ka deklaruar sot se Hungaria ka vendosur të mbështesë pranimin e Suedisë në NATO. Szijarto deklaroi se mbetet vetëm një “çështje teknike” e përfundimit të procesit të gjatë të ratifikimit në parlamentin në Budapest.
Kreu i diplomacisë në qeverinë e kryeministrit hungarez Viktor Orbán, tha javën e kaluar se Hungaria do të mbështesë hyrjen e Suedisë në NATO sapo Turqia, e cila është anëtarja tjetër e Aleancës që bllokoi aplikimin e Suedisë për anëtarësim do të japë dritën jeshile për Stokholmin.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi mbrëmë se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka pranuar që Suedia të anëtarësohet në Aleancë. Ai u takua më parë me Erdoganin dhe kryeministrin suedez Ulf Kristerson, për të diskutuar shqetësimet e Turqisë në lidhje me lejimin e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën.