TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Kinë, të paktën gjashtë persona u vranë dhe një u plagos në një sulm në një kopsht fëmijësh në Lianjiang në provincën jugore të Guangdong. Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës i pushtetit lokal, duke raportuar se “viktimat janë një mësuese, dy prindër dhe tre fëmijë”. Një i dyshuar është arrestuar.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi identitetin dhe moshën e viktimave, as mbi armën e përdorur në sulm. Një hetim policor ka nisur.
Kina i ndalon rreptësishtë qytetarët të posedojnë armë zjarri dhe ka pasur një numër të madh të goditjeve me thikë në vitet e fundit. Sulmet vdekjeprurëse që synojnë posaçërisht shkollat kanë ndodhur në mbarë vendin, duke bërë që autoritetet të forcojnë sigurinë rreth institucioneve.