BOTA, 11 Korrik 2023, 15:30

Gjendet trupi i pajetë i një fëmije në një plazh në Spanjë, dyshohet se ndodhej në një varkë me emigrantë

Gjendet trupi i pajetë i një fëmije në një plazh

Gjendet trupi pa kokë i fëmijë rreth 2 vjeç në një plazh në Spanjë, dyshohet se ndodhej në një varkë me emigrantë

Një trup fëmije pa kokë është gjetur sot në një plazh të Span jës, duke tronditur opinuionin publik. Referuar mediave të huaja, bëhet e ditur se kryebashkiaku i Ronda de Berra Per Virgili, ka theksuar se trupi i fëmijës, që besohet të jetë midis dy dhe tre vjeç, u zbulua mëngjesin e kësaj të marte në një plazh në resortin Costa Dorada të Roda de Bará, në bregun lindor të provincës Tarragona.

Sipas tij dyshohet se fëmija mund të ishte në një varkë emigrantësh që u mbyt në Mesdhe. Ndër të tjera në media thuhet se përveç kokës në trup mungojnë edhe pjesë të tjera.

Oficerët e Gardës Civile rrethuan zonën dhe zhvendosën vendasit dhe pushuesit në zona të tjera të plazhit përpara se mjekja ligjore të miratonte heqjen e trupit.

Ndërkohë pritet ekspertiza për të zbuluar dhe shkakun e vërtet të ngjarjes.