TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i moshuar nga Arbus është infektuar nga kolera, duke kthyer kështu pas 50 vitesh këtë sëmundje.
Raportohet se gjendja e të moshuarit është e qëndrueshme dhe po përmirësohet.
Pacienti, i cila vuan nga sëmundjet e zemrës, ndodhet në spital prej pesë ditësh. Vendi dhe dita e infektimit nuk dihen, ndërsa mësohet se nuk kishte bërë asnjë udhëtim jashtë vendit.
Sipas raportimeve të L’Unione Sarda, i moshuari bëri simptomat rreth një muaj më parë dhe ky element vështirëson përcaktimin e saktë të momentit të infektimit. Mjekët po kryejnë kontrolle epidemiologjike te familjarët e pacientit që jetojnë në zonën e Medio Campidano dhe që aktualisht nuk shfaqin asnjë simptomë, megjithatë priten rezultatet e analizave.
"Ka shumë të ngjarë që ky infeksion të ketë ardhur nga ushqimet e detit”, -tha Matteo Bassetti, drejtori i sëmundjeve infektive të spitalit San Martino në Xhenova.
Ai shtoi mes të tjerash se: “Ne duhet t’i themi popullit se nuk hahen ushqimet e detit te gjalla. Mund të prekeni nga infeksionet e zorrëve sepse hani ushqim deti të gjallë dhe peshk të gjallë. Rekomandimi është të konsumoni peshk të gatuar dhe fruta deti, që të mos infektohet njeriu. Duhet lani edhe duart kur i prekni”.