TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kompania turke Baykar ka filluar ndërtimin e një fabrike të prodhimit të dronëve Bayraktar në Ukrainë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri ukrainas i teknologjisë, Oleksandr Kamyshyn, cituar nga Ukrainska pravda.
“Ndërtimi i uzinës tashmë ka filluar”, siguroi ministri, duke shpjeguar se është fabrika për të cilën ka pasur një marrëveshje vite më parë, më pas u bllokua nga skandalet.
Të shtunën, gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Stamboll, ministrat e Teknologjisë ukrainas dhe turk nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për zhvillimin dhe prodhimin e llojeve të ndryshme të dronëve.