BOTA, 11 Korrik 2023, 15:17

 Bie zjarr në një spital në periferi të Barit, evakuohen pacientët

 Bie zjarr në një spital në periferi të Barit,

Zjarr në një spital në provincën e Barit. Sipas mediave italiane, nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa ende nuk ka një bilanc.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke shuar flakët. Mësohet se dhoma e urgjencës u mbyll përkohësisht pas zjarrit.

Punonjësit dhe pacientët u nxorën jashtë urgjencës, në pikat e përcaktuara nga plani i sigurisë, sipas protokollit.

Të tjerët u zhvendosën në një zonë të sigurt brenda ndërtesës. Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz.